Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit, si dhe atë për lirinë e lëvizjes. Bashkimi Evropian ka konfrimuar sot se takimi i radhës midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të mbahet më 25 gusht në Bruksel.
“Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe, si dhe atë për lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.
Për të gjitha këto çështje është diskurtuar edhe në takimin e fundit midis palëve, që është mbajtur në muajin qershor, por nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje, pos përparim drejt saj.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=40189