DYLON

BE e do Qeverinë sa më shpejt

Avatar photo Redaksia

Siç duket Bashkimi Evropian nuk e ka në plan që të involvohet për ndërmjetësim në procesin e tejkalimit të krizës politike për zgjedhjen e nyjës për postin e kryetarit të Kuvendit, për arsye se këtë e konsideron si problem të brendshëm të Kosovës.

BE pret që vendorët të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që Qeveria e ardhshme të adresojë sfida të shumta si reformat ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan Kosova Sot.

EkoHigjiena

Syzana Bytyqi-Jagxhiu nga zyra për komunikim me media i ka thënë Kosovës Sot se Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me interes zhvillimet e fundit në Kosovë, mirëpo sipas saj nuk pritet të ketë involvim të tyre në zgjidhjen e ngërçit politik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.