Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi në shkrim të botuar nga gazeta austriake “Die Presse” ka thënë se liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm.
Sipas tij, ky proces do t’ju dëshmojë atyre që Evropa nuk është parajsë.
“Kosovarët duhet të kenë të drejt t’i vizitojnë të afërmit e tyre dhe po ashtu do t’ju dëshmohet që Evropa nuk është parajsë”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet t’ju ofrojë mundësinë për punësim sezonal kosovarëve të rinj dhe punëtoreve të kualifikuar.
Sipas zëvendëskryeministrit Thaçi vala e madhe e migrimit është një ngjarje që nuk do të përsëritet më. “Unë jam i bindur që nuk do të ketë një valë të tillë të migrimit ilegal”, ka shtuar ai.
Optimizmin e tij, e bazon në vendimin që duhet të marr Bashkimi Evropian për heqjen e vizave për kosovarët, të cilët edhe më tutje mbeten të vetmit në Ballkan që nuk kanë të drejt të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=25019