DYLON

BE diskuton për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për vendet e rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit, përfshirë Kosovën.

Për Kosovën pritet që në konkluzione të mirëpritet krijimi i institucioneve pas një bllokade gjashtëmuajshe dhe t’u bëhet ftesë atyre që të angazhohen në reformat e administratës publike, luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, vazhdimin e dialogut me Beogradin, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tash.

EkoHigjiena

Nga autoritetet e Kosovës do të kërkohet që si prioritet të miratojnë ndryshimet ligjore për të mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me rastet e hetuara nga Task Forca speciale hetuese.

Ndërkohë në janar pritet të ndodhë takimi në mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq. Kështu ka thënë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.