DYLON

BE: Aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme

Avatar photo Redaksia

Bashkimi Evropian, nëpërmjet një kumtese thekson se “aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme”. Bashkimi Evropian, nëpërmjet një kumtese të sotme, ka theksuar se “Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin si president të Kosovës, në një atmosferë të tenisonuar dhe përçarëse” dhe ka shtuar se “skenat që i kemi parë dje në kuvend me këtë rast janë ekstremisht shqetësuese”, transmeton REL.

Mëtutje, theksohet se “aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme” dhe se “retorika nxitëse vetëm e thellon ndarjen dhe e vështirëson dialogun”.

EkoHigjiena

Në fund të një kumtese të shkurtër, lidhur me zgjedhjen e djeshme të ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, njëherësh lider i PDK-së, për president në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian thekson se pret “që liderët politikë të Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.