DYLON

Bbisedojnë për Memorandumin e bashkëpunimit në shëndetësi

Bbisedojnë për Memorandumin e bashkëpunimit në shëndetësi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi me të cilin biseduan për bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve italiane në shëndetësi.

Në mënyrë specifike, në këtë takim është biseduar për Memorandumin e bashkëpunimit, i cili është përgatitur midis dy ministrive respektive dhe që pritet të nënshkruhet sa më parë që është e mundur.

EkoHigjiena

Ky Memorandum bashkëpunimi do ta thellojë bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në fushën e fuqizimit të shërbimeve shëndetësore, me theks zhvillimit të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe mikrobiologjisë klinike, si dhe fushave të tjera.

Ambasadori Sardi ka vlerësuar lart bashkëpunimin e mirë midis dy shteteve në shëndetësi, kurse Ministri Rrahmani është shprehur falënderues për përkrahjen nga Italia të sektorit shëndetësor.
Ai e ka njoftuar, gjithashtu, Ambasadorin edhe me objektivat dhe proceset e zhvillimit të sektorit shëndetësor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.