Bayerni insiston në shkëmbimin Shaqiri – Koke
Mesfushori i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, ka mundësi që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet tek Atletico Madridi, shkruajnë mediat gjermane, transmeton albanian screen.
Sipas tyre, Shaqiri do të shkëmbehet me mesfushorin Koke, i cili po shkëlqen këtë edicion tek Atletico. Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, e dëshiron me çdo kusht mesfushorin 21-vjeçar në “Allianz Arena” gjatë muajit të ardhshëm.
Për këtë arsye Guardiola është i gatshëm ta sakrifikojë Shaqirin, i cili pëlqehet shumë nga Atletico Madridi. Koke ka një klauzolë lirimi prej 19 milionë eurosh, kurse kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi.
