Tahir Batatina nuk e ka përjetuar aspak mirë humbjen 2-4 nga Ferizaj në shtëpi. Trajneri llapjan ka thënë pas ndeshjes se prej se është trajner i Llapit, ka qenë ndeshje më e dobët që e kanë zhvilluar.
“Kjo ishte dita më e keqe për Llapin. Dështuam në shumë aspekte. Por, do ta presim tani pushimin dhe do të tentojmë të rikuperohemi. Që kur jam trajner i Llapit kjo është ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar. U kam thënë futbollistëve të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe jo të fluturojnë”, deklaroi Batatina
Tutje numri një i bardhekaltërve ka vajtuar mungesat e tre futbollistëve të rëndësishëm në këtë takim.
“Gjithashtu kemi pasur mungesa në përbërje si Benjamin Emini, Armin Mujkic e Arbnor Ramadani kanë ndikuar”, perfundoi ai.