DYLON

Batalioni i Parë i BRSH-së përfundoi ushtrimin fushor “Partnerët 19“

Batalioni i Parë i BRSH-së përfundoi ushtrimin fushor “Partnerët 19“
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, në nivel të Kompanisë, në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Komunën e Kamenicës dhe njësitë e tyre emergjente kanë realizuar ushtrimin fushor „PARTNERËT 19“.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë arritur një bashkëpunim të shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të ushtrimeve të tilla.

Ushtrimi është realizuar në periudha të ndryshme kohore. Në Komunën e Vitisë është mbajtur nga data 04-08 nëntor, ndërsa në Komunën e Kamenicës nga data 11-15 nëntor. Pjesë e këtij ushtrimi, në rol vëzhgues, ishin edhe Komuna e Kllokotit dhe ajo e Artanës, me qëllim të informimit dhe familjarizimit me skemën e mobilizimit dhe reagimit të përbashkët në situata emergjente.

EkoHigjiena

Ushtrimi me autoritetet civile është planifikuar dhe ekzekutuar sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe Sistemit të Integruar të Emergjencave, dokumente këto obliguese për bashkëveprim në situatat të ndryshme të emergjencave civile.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare, Skuadra e Kërkim-Shpëtimit, EOD-ja, MKABK-ja dhe K9-ta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.