DYLON

Bastoret e kazinotë të padëshirueshme

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Enver Haziri

(2L ONLINE) – Jemi dëshmitarë se kohëve të fundit në rrugën për Ferizajt në dalje të Gjilan është bërë një çerdhe, për lojërat e fatit. Unë si qytetarë, banues në atë lagje, bashkë me të tjerë, jemi thellë të brengosur me fluksin e madh të hapjeve të pikave të bastoreve e kazinove, duke u koncentruar krejt në këtë pjesë. Dukuri kjo që bënë, të jenë në një rrugë prej njëqind e pesëdhjete (150) metra gjatësi, dhjetë e më tepër kazino dhe bastore.

EkoHigjiena

Ne si banorë të kësaj lagje nuk duam që fëmijët tanë të rriten pranë këtyre bastoreve e kazinove, të cilat u vendosën aty në mënyrë të paligjshëm dhe po duket qarte se po tolerohen nga organet gjegjëse të cilat janë përgjegjës për zbatimin e ligjit.

Shkaku i këtij vlugu bastoresh e kazinosh që u hapen në lagjen tonë ndodhi pasi ditëve të fundit shumë nga këto lojëra janë mbyllur në brendësi të qytetit, dhe ky veprim i organeve shtetërore vlen të përshëndetet.

Por, problemi qëndron tek mos zbatimi i ligjit në tërë territorin e komunës në mënyrë unike, ku po krijohet përshtypja se po mbrohet një pjesë të banoreve ndërsa pjesën tjetër është lënë në mëshirë të fatit. Po lejohet që të bëhet një “Las Vegas” i pa dëshirueshëm nga banorët e lagjes sonë, në ktë zonë e cila po krijohet në kundërshtim me ligjin në fuqi të republikës së Kosovës.

Unë e di mjaftë mirë se këto gjëra janë të specifikuara mjaft çartë, në ligjin për lojërat e fatit. Ligji Nr. 04/L- 080. pikërisht në neni 70 paragrafi 2.7 dhe 2.8 thotë: 2.7. lojërat e fatit të mos gjendet në afërsi së paku pesëqind (500) metra, prej objekteve edukative-arsimore, institucioneve fetare dhe pronës komunale.

Neni 2.8. distanca midis lokaleve të jetë së paku treqind (300) metra, pikërisht ne këtu mendojmë që po shkelet ligji sepse këto kazino dhe Bastre gjenden afër Sallës sportive “Bashkim Selishta Petriti” qe gjendet jo me larg se 50 metra dhe distanca.

Andaj i bëjmë thirrje organeve gjegjëse që të mos i mbyllin sytë ndaj këtyre shkeljeve te rënda të ligjit, sepse është koha e fundit që të intervenohet dhe të mbrojnë ligjin e duke mbrojtur ligjin mbrojnë lagjen dhe banorët e saj. /2L ONLINE/