/2L ONLINE/ – Në rrugën Vuk Karaxhiq” të Kamenicës nga Policia e Kosovës raportohet se me vendim të gjykatës janë bastisur shtëpitë e dy qytetarëve serbë, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 60 fishekë të kal. 7.62 mm, dy fishekë të kal. 7.9mm, një granatë dore, optik nate për snajper dhe pajisje tjera për armë, shufër gome e policisë, maskë ushtarake, 198.5 gramë substancë narkotike.
Granatën e dorës e ka larguar njësia për deminim e PK-së. Pas intervistës njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër nuk është takuar në shtëpi. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/