DYLON

Basketbollistet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë kampione rajonale në basketboll

Basketbollistet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë kampione rajonale në basketboll
Avatar photo Redaksia

Basketbollistet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë kampione rajonale në basketboll, në garat që këtë të premte janë zhvilluar në komunën e Vitisë, më saktësisht në Pozharan.

Është ky edhe një sukses I madh I vashave që udhëhiqen nga profesori I Kulturës Fizike dhe Sportit, Selami Haziri, duke dëshmuar edhe njëherë se Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pos që është vatër e dijes dhe e shkencës ka edhe sportistë dhe sportiste të shkëlqyeshme që për çdo vit në Gjilan sjellin kupa, medalje e mirënjohje.

EkoHigjiena

Vashat gjimnaziste, bindshëm kanë mposhtur bashkëmoshataret e tyre nga Komuna e Kamenicës dhe në finale janë takuar me rivalet e tyre nga Komuna e Vitisë. Ato me lojë të mirë në mbrojtje u dalluan shumë dhe I kanë kufizuar vitiaset në vetëm 3 pikë, derisa vetë kanë shënuar 14 pikë dhe janë shpallur kampione e ato janë: Alea Syla, Bora Shurdhani, Riga Shkodra, Embarë Hasani, Erda Bajraliu, Stina Shkodra, Hana Sahiti, Bora Devaja, Malvina Bllaca dhe kryetrajneri Selami Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.