DYLON

Basketboll në karroca: Sërish triumfojnë gjilanasit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Dobrevë të Fushë Kosovës është mbajtur sot turneu memorial i basketbollit në karroca “Halit Ferizi”, në të cilin turne fitues doli ekipi i basketbollit “Drita” nga Gjilani.

Këtë turne e organizoi Drejtoria e Handikosit në Prishtinë e u sponsorizua nga Departamenti i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, e ku morën pjesë pesë ekipe të basketbollit në karroca të përcjellë nga mbi njëqind anëtar të Handikosit nga të gjitha vendet e Kosovës. Ekipet pjesëmarrëse në këtë garë ishin: Kbk “Drita” nga Gjilani. Kbk “Prishtina”, Kbk “Vllaznim”i i Gjakovës, Kbk “Marsi” i Prizrenit dhe Kbk “Trepça” e Mitrovicës.

EkoHigjiena

Me vendin e parë dhe me epitetin e më të mirit u stolis si gjithherë Kbk “Drita’ nga Gjilani, vendi i dytë i takoi ekipit të Prishtinës, ndërsa vendi i tretë ekipit të Vllaznimit nga Gjakova. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.