DYLON

Bashkurti: Taksa nuk dëmton raportet Kosovë-ShBA

Bashkurti: Taksa nuk dëmton raportet Kosovë-ShBA
Avatar photo Redaksia

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka bërë me dije se mospezullimi i taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk dëmton aspak raportet Kosovë – ShBA.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo taksë si masë mbrojtëse e Kosovës ndaj ofensivës diplomatike serbe duhet të mbetet në fuqi.

Bashkurti ka thënë se diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë më aktive në nivele ndërkombëtare për të përdorur argumente konkrete dhe të besueshme në mbrojtje të politikës së vet rreth taksës prej 100 përqindësh.

EkoHigjiena

“Diplomacia e Kosovës duhet të tregojë se Serbia është faktori kryesor që është duke penguar dialogun me Kosovën”, ka theksuar Bashkurti…

BURIMI: Epoka e re