/2L ONLINE/ – Klubi futbollistik Bashkimi nga Gjilani ka barazuar në shtëpi në derbin e javës së 3-të të LIgës 2 – Grupi B, që u zhvillua në Gjilan ndaj Kaolinit të Karaçevës. Klubi futbollistik Bashkimi, ndeshjen e radhës e luan pikërisht sot ku do te ballafaqohet me Bashkimin nga Koretini e qe pritet te jete një derbi i vërtetë.
Ndeshja zhvillohet ne Koretin me fillim nga ora 15:00.
Përndryshe, gjilanasit pas një barazimi ë shtëpi me një skuadër nga Kamenica sërish do të ballafaqohen me një të tillë, por kësaj here si mysafire edhe atë në Koretin të Kamenicës, ku gjilanasit shpresojnë në pikë të plota.
Kapitenit i gjilanasve Eroll Jonuzi tha se nuk është i kënaqur me pikën që morën në ballafaqim me Kaolinin pasi meritojnë m ë tepër, sepse kanë një skuadër të mirë, të përgatitur, me lojtarë cilësor por që duhet edhe pak kohë për t’u kompozuar skuadra. Sidoqoftë. Ai tani flet për takimin e radhës atij të sotmit, ku pret rezultat pozitiv.
Sipas tij, ballafaqimi me bashkimin e Koretinit është një derbi i madh i kësaj Lige pasi vlerësohet që të dyja ekipe pretendentë për inkuadrim ne Ligën e Parë.
“Besoj se do të dalim me rezultat pozitiv, dhe ti kthehemi fitoreve, për të vazhduar tutje pasi besojmë që në fund do të përfundojmë kampionatin në krye të tabelës” u shpreh Jonuzi, kapiteni i skuadrës se Bashkimit. /2L ONLINE/