DYLON

Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të përkrahur Kosovën”

Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të përkrahur Kosovën”
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, u takua sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. Me këtë rast Ministrja Ahmetaj shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.

Ministrja Ahmetaj ka njoftuar znj. Apostolova për vizionin e sajë për të udhëhequr me procesin e integrimit evropian, resppsektivisht procesin e zbatimit të MSA-së rezultatet të së cilës vetëmse kanë filluar të formësohen. Dhe, meqë kjo është agjendë e reformave, në vijim pritet që ky proces të dinamizohet tutje. në mënyrë që të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe më shumë informacion për njerëzit rreth zbatimit të MSA-së.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministrja Ahmetaj potencoi domosdoshmërinë dhe nevojën e madhe për qytetarët e Kosovës që ky proces sa më parë të përmbyllet. Në anën tjetër lidhur me këtë çështje, znj. Apostolova potencoi se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi duhet të ratifikohet si dhe të vazhdoj lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Ajo shprehu se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.

EkoHigjiena

Poashtu, bashkebiseduesit diskutuan për programet e BE- së si një nga instrumentet kyçe për të përafruar Kosovën me bashkimin Evropian dhe për të bërë ndërlidhje më të fuqishme ndërmjet qytearëve, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherësh përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, znj. Nataliya Apostolova e uroi Ministren Ahmetaj për përgjegjësinë e re për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian ku nënvizoi rëndësinë e emërimit të Ministres sa i përket koordinimit dhe avancimit të agjendës evropiane në të gjitha ministritë..

Poashtu, potencoi se: “Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të përkrahur Kosovën në rrugën e sajë evropiane dhe pres të punojmë bashkërisht në avancimin e sajë, në mënyrë të posaçme në zbatimin e MSA-së dhe komunikimin e agjendës së BE-së te qytetarët e Kosovës”;;, tha ndër të tjera znj. Apostolova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.