DYLON

Bashkim Memeti i bashkohet “Vatrës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Bashkim Memeti një prej protagonisteve të shquar të ADK-së në zgjedhjet lokale të 2013, ka aderuar sot në radhët e Lëvizjes ”Vatra”, njofton Zyra për informim e kësaj Lëvizjeje. Koordinatori Kushtrim Kadriu i uroi mirëseardhje Memetit, me bindjen se aderimi tij është potencial shtesë për Vatër-në, në punën dhe angazhimin e përbashkët rreth platformës politike të “Vatrës”, në të mirë të vendit.

Koordinatori Kadriu gjithashtu ka vlerësuar aderimin e Bashkim Mehmetit, veçanërisht, si një mundësi dhe potencial me peshë në përfaqësimin e duhur të interesave dhe synimeve të banorëve të debuar nga Kosova Lindore në politikën Kosovare.

EkoHigjiena

Bashkim Memeti u shprehë i lumtur me frymën e punës në “Vatër” dhe u shpreh i gatshëm për të dhenë kontribuon e tije në “Lëvizje” bashke me anëtarët e tjerë të kryesisë.

Ndërsa, anëtari më e ri i ”Vatrës” njëkohësisht do të jetë edhe pjesë e kryesisë së “Vatrës” dhe organeve drejtuese të sajë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.