/2L ONLINE/ – Kohë më parë disa bashkëvendas, kishim caktuar të dilnim në fshat (në Priboc) për të rregulluar rrugën dhe një shtyllë elektrike. Ishte caktuar mes i muajit tetor, nëse nuk bie shi. E lusnim perëndin që të mbajë kohë e mirë, por ditën që kishim caktuar shiu s’kishte të ndalur, megjithatë, ne, pasi kishim caktuar ditën, u nisëm, me bindje se shiu do të ndalet, por edhe nëse nuk ndalet të dalim t’i vizitojmë dy familjet që janë kthyer këtë vit dhe familjet tjera që jetojnë aty prej kohësh.
Në Muhoc na priste Ekrem Krasniqi i cili kishte ardhur nga Bujanoci. Me xhipin e tij, edhe pse rruga kishte mjaftë balte, arritëm në Priboc me lehtësi.
Kudo na prekte vjeshta: lagështia, mjegulla, gjethet e rëna në tokë dhe ato të zverdhura që kishin mbetur ende në pemë e drunjë tjerë. Një pamje e vertetë vjeshte fshati.
Në hyrje të fshatit takuam bacën Hafiz, famlilja e të cilit nuk e ka lëshuar asnjëherë fshatin. U përshëndetëm më të dhe na luti shumë të hymë brënda. Nuk deshëm, sepse qëllimi ynë ishte t’i takojmë dy familjet që janë kthyer këtë vit: Nevzad Abdullahun dhe Rexhep Hajdinin. Posaçërisht kishim dal ta takojmë Rexhepin pasi ai është kthyer, nuk ka më shumë se dy muaj. Siç kemi mësuar, ai në këtë fillim, nuk i ka edhe punët mirë, as financiarisht e sidomos pengesë e madhe për të është rruga. Rruga e lagjes së tij është prishur, pothuajse e tëra.
Shtëpia e tij e braktisur që nga viti 1999 nga dhëmbi i kohës, është dëmtar mjaf, por Rexhepi e kishta rregullaur ca, por që shihej se nuk i plotësonte kushtet, për momentin, për 2 fëmijët e tij e pridërit që i ka të moshuar dhe të sëmurë.
Rexhepi na priti me gëzim e bujari, e nuk na lëshoi pa drekë, traditë e mikpritjes shqiptare.
Shihej se ai kishte pastruar ferrat rreth shtëpisë, e kishte rregulluar oborrin, e ku për çudi edhe pse ishte pak ftohtë dhe lagështi, fëmijët loznin dhe nuk donin të dëgjonin për shiun që ende rigonte.
Ekrem Krasniqi edhe këtë herë na befasoi: 830 euro kishte grumbulluar nga shokët e dashamirët e vet në Bujanoc, të cilat ia kishte sjellur Rexhep Hajdinit.Është një ndihmë e vogël, thotë ai. Në emër të Këshillit të Fshatit Priboc mjetet financiare ia dorëzoi Ramadan Ramadani.
Po ashtu, pas 2-3 dite, këtyre fëmijëve, që nuk kishin ku të të flejnë rehat, u kishte siguruar mobilje, sikurse dhe materialin për rregullimin e rrejtit elektrik brenda shtëpisë, pasi instalimi i rrymës ishte jashtë çdo standardi dhe kishte rrezik t’i kallej shtëpia. Derisa rregullimin e rrjetit elektrik falas e ka punuar Dervish Dervishi.
Paralel me këto ndihma, bashkëfshatarët, me vekontribut kanë filluar të grumbullojnë mejte financiare për rregullimin e rrugës deri të shtëpia tij, përkatësisht në lagjen e Sadikajve, pasi për rmomentin, pothuajse është e bllokuar.
Ekrem Krasniqi me prejardhje nga fshati Priboc jeton në Bujanoc, por me shpirtin e tij humanitar po u ndihmon familjeve që po kthehen në fshat. Është kjo hera e dytë, (pas rastit të Nevzad Abdullahut të cilit i është blerë lopë me mjetet e grumbulluara nga ai), që po u del në ndihmë familjeve të kthyera, e më kët rast familjes së Rexhep Hajdinit.
Po ashtu ai premton se, do t’i ndihmojmë edhe më tutje, pasi po shihet se këto familje kanë nevojë që t’u rregullohet rruga, rryma elektrike etj.
Prandaj, në ktë kohë, në kët rifillimitë të jetës në fshat e me kushte jo të mira infrastrukturore, ato familje, e posaçërisht Rexhep Hajdini, kanë nevojë t’u qëndrojmë pranë, e t’u ndihmojmë deri sa “t’i marrin këmbët”.
/Ismet Tafili/