Bashkësia Islame shpërndau 10 tonë miell për familjet në nevojë të komunës së Vitisë
/2L ONLINE/ – Për nderë të Muajit të shenjtë të Ramazanit, këshilli I Bashkësisë Islame në Viti në bashkëpunim me Forumin Rinor të këtij këshilli, kanë shpërndarë miell për familjet në nevojë të komunës së Vitisë. Sipas kryetarit të bashkësisë islame dega në Viti Husamedin Hoxha, sot do të shpërndahen 10 tonë miell për më shumë se 100 familje në nevojë.
Ai theksoi se Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti herë pas here po ndihmon familjet me gjendje të rëndë sociale, por kjo ndihmë që po shpërndahet sot po bëhet me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit. I pranishëm në shpërndarjen e ndihmave ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se ka dalur të mbështes këtë aksion dhe aksionet tjera humanitare që kanë për qëllim që të ju ndihmohet familjeve në nevojë.
Pos 100 familjeve që do të ndihmohen sot, gjithashtu do të ndihmohet edhe kuzhina popullore në Letnicë, ku do tu shpërndahet miell për familjet kroate që jetojnë në këtë fshat. /2L ONLINE/


