(2LONLINE) – Një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës i kryesuar nga myftiu Naim Tërnava, kanë zhvilluar një takim me udhëheqjen komunale të Vitisë ku janë pritur nga kryetari i komunës Sokol Haliti. Në këtë takim, myftiu Naim Tërrnava, ka theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk ka rënduar klimën politike në Kosovë, por në vazhdimësi është munduar ti ndihmoj proceset.
Ai është shprehur se Bashkësia Islame është duke dhënë një kontribut në shtet ndërtimin e vendit dhe do të angazhohen që së bashku me gjitha institucionet të ecin përpara në forcimin e shtetit të Kosovës.
Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin, myftiu Tërrnava u interesua për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, me theks të veçantë në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor etj.
Ndërkaq kryetari Haliti i ka njoftuar mysafirët për aktivitetet komunale dhe planet për të ardhmen ndërkohë ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me degën e Bashkësisë islame në Viti. Në këtë takim janë shqyrtuar edhe mundësit për realizimin e projekteve të përbashkëta të komunës me BIK-un dhe për bashkëpunimin në të ardhmen. Kryetari i komunës Sokol Haliti në shenjë respekti, ka nderuar myftiun Tërrnava me një mirënjohje./2lonline/