DYLON

Bashkësia Islame dhe Shoqata “Bereqeti” ndihmojnë skamnorët për muajin e Ramazanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Bashkësia Islame dega në Viti në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” që vepron në kuadër të kryesisë së Bashkësisë Islame në nivel vendi, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka ndarë ndihma për familjet me gjendje të rëndë ekonomike. Në ceremoninë e ndarjes së ndihmave, së bashku me kryetarin e degës së bashkësisë Islame ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.

Kryetari i degës së BIK-ut në Viti Husamedin Hoxha, ka njoftuar se ndihmat që kanë filluar sot, do të shpërndahen për gjatë tërë muajit të Ramazanit dhe do të përfshihen 29 lokalitete, nga të cilat janë caktuar edhe familje që do të ftohen për të marrë këtë ndihmë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.