DYLON

Bashkësia Islame dhe donatorët gjilanas shtrojnë iftar në qendrën e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rreth 1,000 mijë qytetarë gjilanas kanë qenë të ftuar në iftarin e organizuar nga disa donatorë vendas në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame në Gjilan. Platoja pranë Teatrit të Qytetit të Gjilanit u shndërrua në një ambient të mrekullueshëm pranë perendimit të diellit, deri sa qindra, mijra besimtarë kanë kryer iftarin në ditën e mërkurë.

Në iftarin e shtruar në qendrën e qytetit, morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me në krye myftiun Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të disa organizatave të ndryshme në vend.

EkoHigjiena

Në fjalimin e rastit, myftiu Naim Tërnava përshëndeti të gjithë të besimtarët e besimit islam si dhe donatorët që e kanë mundësuar këtë iftar të madh, duke shpresuar se qytetarët gjilanas do ta vazhdojnë traditën e organizimit të mirëfillta në Muajin e Bekuar të Ramazanit. Tërnava gjithashtu dënoi ashpër sulmet e fundit në shtetin e Turqisë, me ç’rast mbetën të vdekur shumë persona dhe uroi që paqja të mbizotërojë në gjithë botën.

Gjithashtu edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë kontribuesit që kanë ndihmuar në shtrimin e këtij iftari.

Ndërkohë, në emër të Komunës së Gjilanit foli nënkryetari i saj Rexhep Kadriu që gjithashtu përshëndeti besimtarët e komunitetit musliman për iftarin e shtruar mu në zemrën e qytetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.