DYLON

Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Maqedoni e Veriut, me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë

Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Maqedoni e Veriut, me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë
Avatar photo Redaksia

Me nderime të larta ushtarake, në Ministrinë e Mbrojtjes u prit shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski.

Në fillim, atij i dëshiroi mirëseardhje komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe më pas u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Mehaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s. Gjithashtu, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm ushtarak mes dy forcave, me besimin se do të thellohet edhe më tej edhe në të ardhmen,

Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurchinovski u prit në zyrën e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, ku pas takimit kokë më kokë ata diskutuan edhe nivel të dy delegacioneve.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart bashkëpunimi ushtarak ndërmjet forcave të të dy vendeve duke diskutuar për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral.

Me theks të veçantë u diskutua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjes të dy forcave.

Më pas, gjeneral Gjurchinovski dhe delegacioni i tij vizituan kazermën e FSK-së në Pomozatin, respektivisht Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në kërkim-shpëtim.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.