DYLON

Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka pritur në një takim të veçantë togerin, Hüseyin Arslan, i cili në kuadër të KFOR-it turk komandon njësinë e LMT për qytetin e Gjilanit.

Takimi ishte njoftues dhe u diskutua gjerësisht për rolin dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sfidat me të cilat përballet kjo drejtori, si dhe për situatat emergjente që kanë ndodhur.

EkoHigjiena

Një fokus i veçantë iu kushtua rasteve të vërshimeve, zjarreve, si dhe emergjencave të tjera natyrore dhe aksidentale që kërkojnë reagim të shpejtë dhe të koordinuar institucional.

Drejtori Shabani prezantoi kapacitetet aktuale të Drejtorisë, përfshirë burimet njerëzore dhe logjistike, si dhe nevojat për avancim të mëtejmë në pajisje dhe trajnime profesionale.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë si KFOR-i, në rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente.

Përfaqësuesit e KFOR-it turk, shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet lokale.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Drejtorisë, Enver Shabani falënderoi njësinë e LMT – së dhe togerin Arslan për takimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe u dakorduan që bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohet edhe më tej, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe reagimit sa më efikas ndaj çdo situate emergjente. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.