DYLON

Bashkëpunimi me MSh-në mbetet top-prioritet për Project Hope

Bashkëpunimi me MSh-në mbetet top-prioritet për Project Hope
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Zëvendës-presidentin e ri ekzekutiv dhe përgjegjësin për projektet e shëndetësisë në nivel global të Project Hope nga SHBA, z. Chris Skopec, me të cilin biseduan për bashkëpunimin që ekziston midis MSh-së dhe këtij fondacioni, mbështetës i shumë projekteve në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Rrahmani shprehu falënderimin e tij për ndihmën e vazhduar të Project Hope me donancione në barna e pajisje, kryesisht për sëmundje malinje dhe sëmundje të tjera si dhe asistencën teknike që i është ofruar MSh-së dhe institucioneve të vendit nga fondacioni.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi me Project Hope është shembulli më i mirë i një partneriteti të qëndrueshëm që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt Ministrinë, pacientët e prekur nga sëmundje të ndryshme, familjet e tyre, shoqërinë civile dhe institucionet shëndetësore”, tha Ministri Rrahmani.

Z. Chris Skopec tha se Project Hope punon me 35 shtete të ndryshme, ndërsa Kosova mbetet top-prioritet në fushën e bashkëpunimit, që do të vazhdoj edhe më tej. Ai tha se ndryshimet e bërë në udhëheqjen e Project Hope, nuk do të ndryshojnë bashkëpunimin me MSh-në, i cili do të intensifikohet në fusha të ndryshme. “Është një histori e gjatë bashkëpunimi, që do të vazhdojë”, tha Stopec.

Në takim, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Project Hope për rajonin që është në Shkup, janë diskutuar edhe ide të reja për bashkëpunimin e mëtejmë, ndërkohë që ditët në vijim, do të këtë një donacion të radhës me pajisje për institucionet shëndetësore nga Project Hope.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.