DYLON

Bashkëpunimi me BI-në, me imamët dhe me xhamtin në Gjilan është shumë i mirë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu, kanë pritur në një takim pune kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, i cili shoqërohej nga kryetari i BI-së në Gjilan, Sylejman Osmani me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës e vendit në përgjithësi.

Kryetari Haziri, me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhamtin në Gjilan është shumë i mirë.

EkoHigjiena

“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me BI-në, imamët por edhe me xhematin. Në Programin tim ka një rend të punës për t’i përmbushur kërkesat e besimtarëve, të cilat janë të arsyeshme dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në përgjithësi”, ka thënë ai duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptarë për tolerancë  të vazhdueshme ndërfetare.

Nga ana tjetër Tërrnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve.

“Është ndjenjë e mirë kur një kryetar si ju ka vullnetin për punë të mira. Më vjen shumë mirë për gatishmërinë që e keni për bashkëpunim të Komunës me Bashkësinë Islame. Kjo është rruga më e mirë. Meqë e keni vullnetin për punë të hajrit, do t’u ndihmoj edhe Zoti. Do të jemi përherë mbështetës në punën tuaj”, ka thënë myftiu Naim Ternava. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.