DYLON

Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP)

Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP)
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit 2021-2025 ka realizuar takim me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin  Pogragjë.

Si rezultat i bashkëpunimit të  Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë, është bërë inaugurimi i zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë. 

EkoHigjiena

Kjo zyre do të shërbejë për aktivitetet dhe takimet e rregullta si dhe adresime të kërkesave të komunitetit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe gjendja e sigurisë në fshat, e cila është vlerësuar e mirë. Po ashtu së bashku me këtë këshill janë shpërndarë edhe fletushka për parandalimin e zjarrëvënjeve me moton ,,Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’ me qëllimin e sensibilizimit të qytetarëve për rrezikun dhe pasojat që mund të vijnë nga veprimet e tilla.

Këshilli Lokal për Siguri Publike po vazhdon të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.