DYLON

Bashkëpunimi i Policisë me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP) 

Bashkëpunimi i Policisë me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP) 
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Kamenicë me datën 04.08.2022, në sallën e Kuvendit Komunal në Kamenicë ka mbajtur  takim me kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Kamenicës.

Takimi kishte për qellim njoftimin me kryetarët e bashkësive lokale të porsazgjedhur, diskutime në lidhje me situatën e sigurisë në komunën e Kamenicës, koordinimi me qëllim të adresimit dhe zgjidhjen e problemeve dhe sigurisë së përgjithshme të komunitetit.​

EkoHigjiena

Në takimi është njoftuar se kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Kamenicës kanë edhe koordinatorë me të cilin do ti koordinojnë veprimet me qëllim që të identifikohen nevojat, prioritetet e komunitetit në lokacionet ku veprojnë këta zyrtarë. 

Këshillat Lokale për Siguri Publike po vazhdojnë të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri, me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.