DYLON

Bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri, interes i lartë për sigurinë e rajonit dhe më gjerë

Bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri, interes i lartë për sigurinë e rajonit dhe më gjerë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i ri i mbrojtjes, Altin Kurti.

Në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet Plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, u shpreh ministri Mehaj me këtë rast.

Ndërkohë, ambasadori Minxhozi e rikonfirmoi mbështetjen e plotë vëllazërore të Republikës së Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në anën tjetër, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Minxhozi për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Shqipërisë nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Republika e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.