Bashkëpunim i ngushtë për sigurinë e nxënësve në shkollat e Gjilanit!
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Njësitit të Komunitetit të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga rreshtarja Sadete Sadiku.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së sigurisë në institucionet arsimore, parandalimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për nxënësit dhe stafin shkollor.
Vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollave dhe Policisë, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë, përgjegjësinë qytetare dhe respektimin e rregullave.
Drejtori Rexhepi vlerësoi kontributin e Policisë së Kosovës, duke theksuar se siguria dhe mirëqenia e nxënësve mbeten ndër prioritetet kryesore të DKA-së.
Palët u pajtuan që ky bashkëpunim dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta të vazhdojnë edhe më tutje, në shërbim të mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve tanë në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/
