DYLON

Bashkëbisedojnë rreth vazhdimit të projekti të Ibër-Lepencit në Komunën e Vitisë

Bashkëbisedojnë rreth vazhdimit të projekti të Ibër-Lepencit në Komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim znj. Karina Zachodni përfaqësuese e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe Valon Eshrefin, koordinator për punë të jashtme dhe të brendshme nga Ndërmarrja e Hidroekonomike “Ibër Lepenc”.

Bëhet me dije se në këtë takim është bashkëbiseduar rreth mundësisë së vazhdimit të projektit të Ibër Lepencit dhe shtrirjes së saj në territorin e Komunës së Vitisë, konkretisht në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm dhe të ujitjes së tokave bujqësore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se sigurimi i ujit të pijshëm dhe për ujitje është me një rëndësi të veçantë për qytetarët dhe u shpreh se kjo komunë është e gatshëm të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm i cili është në interes të qytetarëve por edhe të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

EkoHigjiena

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ekspert në fushën e hidroekonomisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.