Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit!
Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi.
Alpi është gjetur shëndosh e mire, tashmë është pranë familjes së tij
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se operacioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses.
Fëmija është gjetur dhe është i sigurt!
“Falënderojmë të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe na përkrahën në këtë mision. Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit!”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
E lidhur me këtë, edhe kreu i Komubës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e madh nga qytetarët, institucionet dhe vullnetarët dhe të gjithë ata që janë mobilizuar për t’u gjetur Alpi, i cili tashmë është pranë familjes së tij.
Ja deklarata e plotë e të parit të komunës lidhur me rastin:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se Alpi është gjetur shëndosh e mirë!
Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimi të madh nga qytetarët, institucionet dhe vullnetarët, Alpi tashmë është pranë familjes së tij.
Ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për ndihmën, mobilizimin, përkushtimin dhe solidaritetin që treguat në këto momente të vështira. /2LONLINE/
