Bashkë për një Gjilan më të drejt, më të hapur dhe më shpresëdhënës!
Bashkë për një Gjilan më të drejt, më të hapur dhe më shpresëdhënës!
Florina Jerliu kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së
Të dashur qytetarë të Gjilanit
Unë jam Florina Qamili Jerliu, kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 21 nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në këto zgjedhje kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj që së bashku ta ndërtojmë një Gjilan ku zëri i qytetarit dëgjohet dhe ku vendimet pasqyrojnë nevojat reale të njerëzve tanë.
– Angazhimi im është i qartë:
– Rini me mundësi e perspektivë,
– Arsim modern e cilësor,
– Drejtësi dhe transparencë për të gjithë.
Sepse shërbimi publik është përgjegjësi, jo privilegj personal!
Çdo hap i imi do të udhëhiqet nga një parim i vetëm:
Në qendër është njeriu dhe mirëqenia e tij.
Besoj thellë se Gjilani meriton më shumë!
Një qytet të drejtë, të pastër, me shpresë dhe dinjitet –
ku secili qytetar ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar.
Prandaj ju ftoj me zemër: Votoni Florina Qamili Jerliu me numrin 21 në listën fituese të LDK-së.
Për një zë të fuqishëm e të guximshëm në Asamblenë Komunale të Gjilanit!
Bashkë për fitore!
Me besimin dhe dashurinë tuaj do
ta bëjmë Gjilanin më të mirë për të gjithë!