DYLON

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!
Avatar photo Redaksia

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

/Xhevat Bekteshi, kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/

Me programin tim si objektivë tjetër, do të jetë angazhimi i im që çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë në maternitetin e Gjilanit, do të marrë një shpërblim prej 500 eurosh. Kjo ndihmë është më shumë se financiare – është një përqafim i ngrohtë për çdo nënë, një mesazh që nuk janë vetëm, dhe që sakrifica dhe dashuria e tyre janë të çmuara për ne të gjithë…

***

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

Çdo jetë-lindje, është një mrekulli dhe një fillim i ri plot shpresë e jetë!

Me programin tim si objektivë tjetër, do të jetë angazhimi i im që çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë në maternitetin e Gjilanit, do të marrë një shpërblim prej 500 eurosh. Kjo ndihmë është më shumë se financiare – është një përqafim i ngrohtë për çdo nënë, një mesazh që nuk janë vetëm, dhe që sakrifica dhe dashuria e tyre janë të çmuara për ne të gjithë.

Me rreth 1,380 lindje në vit, kjo objektivë do të kërkojë një investim prej 690,000 eurosh në vit – një investim i duhur dhe i domosdoshëm për çiftet e reja, fëmijëtë dhe natalitetin e shoqërisë gjilanase dhe kosovare!.

Nënat shqiptare janë shtylla e shoqërisë sonë, dhe çdo fëmijë që lind është një dritë e gjallë që ndriçon rrugën për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë.

Sot, pas ca viteve përpjekje, lindjet e shpërblyera do të sjellin ngrohtësi, gëzim dhe jetë në çdo familje dhe në çdo cep të qytetit tonë.

Le të bëjmë Gjilanin shembull për gjithë Kosovën – një vend ku familjet ndihen të mbrojtura ku jeta dhe gëzimi festohet çdo ditë.

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.