Bashkë për Çlirimtarët!
Para Teatrit të qytetit qytetarët do të përcjellin vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për krerët e UÇK-së
Njoftim
Nesër, më 16 shtator 2026, e mërkurë, para Teatrit të Qytetit në Gjilan, organizojmë përcjelljen e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për krerët e UÇK-së.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit që të bashkohemi paqësisht dhe dinjitetshëm, për të qenë së bashku në këtë ditë të rëndësishme.
Bashkë për drejtësinë.
Bashkë për çlirimtarët.
Liria ka Emër-UÇK!
