DYLON

Bashkë kundër “Zajednicës” dhe Demarkacionit

Avatar photo Redaksia

Ismajl KURTESHI

/2L ONLINE/ – Qytetar të nderuar të Anamoravës, ne përfaqësuesit e opozitës së bashkuar ju ftojmë të gjithë juve që e doni Kosovën shtet sovran dhe funksional, që nuk e doni Serbin brenda Kosovës, që jeni kundër heqjes dorë nga 10.000 hektar toke të Kosovës që ju falën padrejtësisht Malit të Zi. Në formë të qetë dhe civilizuese të gjithë së bashku.

EkoHigjiena

Gra e burra, të rinj dhe të moshuar, të punësuar e të papunësuar, student e pensionist, bashkë pa asnjë dallim. Të gjithë ne që jam për një të ardhme më të mirë, për shtet funksional, për Republikën e Kosovës. Ditën e flamurit me 28 Nëntor, ora 14.00, në sheshin “Zahir Pajazit”i në Prishtinë me lule në dorë me prezencën tonë të dëshmojmë se jemi kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit.

Në këtë moment ftesa të tilla po ju drejtohen qytetarëve të Kosovës në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës.

Mirë u pafshim në shesh.

/Ismajl Kurteshi, deputet i Kuvendit te Kosovës/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.