“…më mirë me shku në burg me hongër bukë e mish pa pare se me jetu këtu ku jemi”, ishin fjalët e një gruaje e cila jeton në kushte të mjerueshme te Banesat Sociale në Gjilan.
Gjatë vizitës tek objekti i Banesave Sociale ku jetojnë 28 familje, 134 banorë, në mesin e tyre tetë me aftësi të kufizuar, së bashku me kandidatin për asamble komunale, Visar Ismajli, pamë që jetesa e tyre është e tmerrshme, ku mungojnë gjërat esenciale siç janë ushqimi, barnat, fjetja në hapësirë të mjaftueshme për banim, energjia elektrike dhe uji i pijes.
Unë si kryetare e ardhshme e Gjilanit iu premtova se do t’ua ofrojmë kushtet më të mira për këtë lokalitet, duke i mbështetur në çdo formë që të gjithë qytetarët të kenë një mirëqenie më të mirë, ashtu siç e meritojnë.
Bashkë ia dalim, pa asnjë dallim për askënd!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/