DYLON

Bashkë do ta ndërtojmë projektin për Gjilanin e ri të fuqishëm, ekonomikisht të qëndrueshëm

Bashkë do ta ndërtojmë projektin për Gjilanin e ri të fuqishëm, ekonomikisht të qëndrueshëm
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Bashkë me kandidatët tanë për Asamblenë Komunale, Fatos Ramadani, Gresa Krasniqi Fazliu, Driton Nuhiu, patëm kënaqësinë dhe nderin të vizitojmë një nga bizneset që po i japin frymë zhvillimit të qytetit tonë, RC COLA.

Kjo vizitë ishte dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh ekonomik dhe bizneset tona kanë nevojë për një komunë që i sheh si partnerë zhvillimi.

??Vizioni jonë është i qartë që ta vendosim ekonominë vendore në qendër të qeverisjes, duke u krijuar kushte më të mira sipërmarrësve dhe duke hapur më shumë mundësi pune për të rinjtë.

Besojmë fuqishëm se bizneset me brend si “RC COLA” janë promotor i zhvillimit ekonomik, dhe me përkrahjen e tyre Gjilani do të hapë një kapitull të ri zhvillimi e përparimi.

Një falënderim i veçantë për pronarin Fejzullah Mustafa për mikpritjen e ngrohtë që na bënë.

Bashkë do ta ndërtoj projektin për Gjilanin e ri të fuqishëm, ekonomikisht të qëndrueshëm dhe me të ardhme më të mirë për të gjithë bizneset e qytetarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.