/2L ONLINE/ Fatmir Shurdhani menaxher i Shoqatës Handikos në Gjilan, ka bërë të ditur se janë ndihmuar me disa ndihma që përfshijnë mjete të ndryshme ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar. “Selajdin Azemi bashkatdhetar nga Zvicra i gëzoi personat me aftësi të kufizuar duke sjellë pesë karroca, tri shëtitore, dhjetë palë kukëza nën bërryl dhe dy karroca hidraolike mekanike për persona të lidhur për shtrati”, ka thënë Shurdhani, për t’u shprehur falënderues për këtë, ndaj Azemit.
Sipas tij, këto pajisje kanë arritur në Handikos me vizitën që i ka bërë kësaj shoqate, Selajdin Azemi , sa ishte në kohën e pushimeve këtu dhe se ishte shprehur se kjo është vetëm një nisëm sepse në të ardhmen do të përkrah edhe me tepër e më fuqishëm personat me aftësi të kufizuar.
“Kjo na jep të kuptojmë se qytetarët e komunës së Gjilanit kanë arritur një vetëdijesim për t’i mbështetur dhe për t’i përkrahur personat me aftësi të kufizuar. Ne do të donim që të ndodhë një vetëdijesim edhe me i madh në institucionet tona lokale që të këtë një mbështetje më të madhe për këtë kategori të shoqërisë”, ka thënë menaxheri i Handikosit, Fatmir Shurdhani.
Ai ka bërë të ditur se ofrojnë mjete ndihmëse të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar në mënyrë që këta persona të jenë sa më të pavarur dhe te integruar në shoqëri.
“Institucionet tona jo që nuk punojnë në eliminimin e barrierave fizike nëpër trotuare por ato ende vazhdojnë me avazin e vjetër e krijojnë barriera duke u pamundësuar lëvizjen e lirë edhe në vendkalimet e këmbësorëve. Krejt në fund e falënderojmë donatorin Selajdin Azemin për kontributin e dhënë në ofrimin e këtyre mjeteve ndihmese”, ka thënë menaxheri Shurdhani. /2L ONLINE/