DYLON

Bashkatdhetari Rexhep Aliu dhuron pajisje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të Zhegrës

Bashkatdhetari Rexhep Aliu dhuron pajisje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të Zhegrës
Avatar photo Redaksia

Fshati Zhegër ka përfituar një pajisje të re për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, donacion i bashkatdhetarit Rexhep Aliu, në kuadër të kontributit të tij për vendlindjen.

Në emër të Këshillit të Fshatit Zhegër, Drejtorit të NPL “Tregu”, Bajram Isufi, Këshilltarit Komunal Muhadin Haziri dhe qytetarëve të Zhegrës, Kryetari i Këshillit të fshatit, Qahil Halil, ka shprehur mirënjohje për këtë donacion, duke e vlerësuar atë si një kontribut të rëndësishëm për komunitetin.

EkoHigjiena

Sipas tij, pajisja do të ndihmojë në përmirësimin e mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve të fshatit, ndërsa donacioni dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve ndaj vendlindjes.

“Faleminderit, Rexhë, për ndihmën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për komunitetin e Zhegrës. Kontributi juaj vlerësohet shumë dhe është shembull i dashurisë dhe kujdesit për vendlindjen”, ka deklaruar Qahil Halil.

Këshilli i Fshatit Zhegër e ka cilësuar kontributin e Rexhep Aliut si shembull pozitiv të angazhimit të bashkatdhetarëve për nevojat e komunitetit dhe për përmirësimin e kushteve në vendlindje.

Donacione të tilla, sipas Këshillit të Fshatit, përveçse ndihmojnë drejtpërdrejt në zgjidhjen e nevojave të komunitetit, përforcojnë edhe lidhjen e bashkatdhetarëve me vendlindjen e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.