DYLON

Bashkatdhetari nga Zvicra sjell rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

Bashkatdhetari nga Zvicra sjell rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Një kontingjent rrobash, këpucë e çizme për Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve në Gjilan, janë dorëzuar nga bashkatdhetari nga Zvicra, Imran Fejzullahu.

Gjatë pranim-dorëzimit ishte edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani si dhe zv. komandanti i NjPZ-së Murat Ramadani dhe zjarrfikësit.

EkoHigjiena

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe zv. komandanti i zjarrfikësve Murat Ramadani, falënderuan dy bashkatdhetarët për dhurimin e këtyre rrobave, këpucëve e çizmeve dhe sjelljen e tyre në Gjilan.

Transportin e kontingjentit të rrobave nga Zvicra për në Gjilan e realizoi bashkatdhetari Besim Bllaca. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.