DYLON

Bashkatdhetari Muhamet Fazliu dhuron autoambulancë për QKMF-në në Kamenicë

Bashkatdhetari Muhamet Fazliu dhuron autoambulancë për QKMF-në në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës është bërë sot dorëzimi i një autoambulance të dhuruar nga bashkatdhetari Muhamet Fazliu, në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore lokale.

Ky donacion u realizua pas një koordinimi të ngushtë ndërmjet Drejtorit të Shëndetësisë, Besart Kryeziu dhe donatorit Muhamet Fazliu.

EkoHigjiena

Autoambulanca iu dorëzua Drejtorit të QKMF-së në Kamenicë, Latif Sylaj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për ndërhyrje emergjente dhe përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Në ceremoninë e dorëzimit mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj ku me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për këtë donacion.

“Falënderoj sinqerisht bashkëatdhetarin Muhamet Fazliu për këtë kontribut shumë të rëndësishëm për komunën tonë. Mbështetja e vazhdueshme e diasporës është dëshmi e lidhjes së fortë me vendlindjen dhe një ndihmë konkrete për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë’’, ka thënë Rahimaj.

Ndërkaq, Drejtori i Shëndetësisë, Besart Kryeziu, theksoi rëndësinë e këtij donacioni për sektorin shëndetësor duke vlerësuar se kjo autoambulancë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe në reagimin më të shpejtë ndaj rasteve që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Ky donacion përfaqëson një shembull domethënës të kontributit të vazhdueshëm të bashkëatdhetarëve për vendlindjen e tyre. Institucionet komunale shprehin mirënjohje të thellë për këtë akt human dhe solidaritetin e treguar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.