DYLON

Bashkatdhetarët nga Berni i Zvicrës, donacion për meremetimin e shtëpisë muze të Zija Shemsiut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një grup bashkatdhetarësh nga Gjilani që jetojnë dhe veprojnë në Bern të Zvicrës, kanë grumbulluar një donacion prej 2610 frangash zvicerane për renovimin e shtëpisë muze të heroit Zija Shemsiu. Gjatë ditës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur në takim prijësin e kësaj iniciative, Nazmi Hazirin, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tyre për meremetimin e shtëpisë muze për këtë kolos të kombit.

“Ju shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për kontributin tuaj dhe të bashkatdhetarëve nga Gjilani që kanë mbledhur këto mjete për meremetimin e shtëpisë muze të Zija Shemsiut, i cili u kryengrit dhe bëri që jehona e madhe e rezistencës së tij, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë Kosovën, të merret si shembull i veprimtarit të madh i cili kryengritjen e çon deri në fund”, ka thënë me këtë rast kryetarit Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, prijësi i kësaj iniciative, Nazmi Haziri, pasi falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, tha se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë ata, karshi kontributit të jashtëzakonshëm për lirinë e shqiptarëve të heroit Zija Shemsiu.

Kreu i Gjilanit menjëherë ka formuar një komisionin në përbërje, Rexhep Kadriu, Nazmi Haziri dhe Shaban Shemsiu, të cilët do ta mbikëqyrin deri në finalizim meremetimin e shtëpisë së heroit nga Përlepnica e Gjilanit.

Ndryshe, pos Nazmi Hazirit, iniciatorë të këtij aksioni janë edhe Refik Mehmeti, Arif Osmani, Kadrush Tali, Mark Prenkaj dhe Hajdar Sadrija. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.