DYLON

Basha: Serbia më vrau axhën, dua hakmarrje në fushë!

Avatar photo Redaksia

Futbollisti i Kosovës i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, gjatë një interviste për ‘Sport Plus’, njofton se axha i është vrarë nga ushtria serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

27-vjeçari, i cili aktivizohet me Torinon në Itali, thotë se do të kërkojë nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, që patjetër të aktivizohet në ndeshjet Shqipëri – Serbi dhe anasjelltas, për ta dhënë maksimumin për të gjithë të vrarët në Kosovë.

EkoHigjiena

“Do të kërkoj nga përzgjedhësi Gianni de Biasi që të më ftoj patjetër në ndeshjet me Serbinë. Axhën tim e ka vrarë ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë. Në njëfarë mënyre dua hakmarrje për të vrarët në Kosovë. Nuk e di se a do ta përfundoj këtë ndeshje, pasi që do të jap gjithçka nga vetja vetëm për të fituar”, ka thënë Migjen Basha.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.