Bartja e ID-kartelave zyrtare bëhet obligative për të gjithë zyrtarët e Administratës
Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani ka bërë me dije se në Drejtorinë e Administratës të Komunës së Gjilanit, bartja e ID-kartelave zyrtare bëhet obligative për të gjithë zyrtarët.
Kjo, sipas tij, është një standard i ri në Administratën e Gjilanit.
“Po e vendosim një praktikë të domosdoshme institucionale, që garanton identifikimin e qartë të çdo punonjësi gjatë orarit të punës, gjë që nuk ishte e praktikuar në të kaluarën.
“Çdo zyrtar duhet të jetë i identifikueshëm dhe i përgjegjshëm në ushtrimin e detyrave zyrtare”, ka thënë drejtori Shabani. /2LONLINE/
