DYLON

Barroso: I gjithë Ballkani në BE

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso , është shprehur për pranimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit. Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje deklaratës së Barrosos për gazetën “Bild” .Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild” të mërkurën, Barroso u shpreh se nuk duhet të harrohet se shumë nga këto vende vetëm para pak vitesh kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.

“Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë, ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon. Sigurisht është më mirë të anëtarësojmë vendet e Ballkanit në BE, se sa t’i lejojmë të bien humnerën e errët të destabilizimit. “Në plan afatgjatë ne duhet t’i pranojmë të gjitha shtetet e Ballkanit kur ato të plotësojnë kushtet e kriteret e duhura”, tha Barroso për gazetën Bild.

EkoHigjiena

Deklarata e Barozos ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave gjermane. Kështu pjesë të deklaratës që lidhen me anëtarësimin e Ballkanit në BE kanë botuar disa media kryesore gjermane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Handelsblatt”, “Die Welt”, e televizione të ndryshme si nt-v, apo agjenci të ndryshme lajmesh. Mediat gjermane përmendin hapat në rrugën drejt anëtarësimit të BE, ku Shqipëria përmendet si kandidatja e re në BE, ndërsa Kosova si një vend me perspektivë të hapur drejt unionit.

Edhe për Turqinë dera e BE-së duhet të mbetet e hapur, tha Barroso në intervistën për “Bild”. Ky vend është një vend me rëndësi të madhe ekonomike, gjeopolitike, reformat e të cilit janë në interes të BE-së. Megjithatë është e qartë, u shpreh Barroso, se Turqia duhet të përmbushë më parë të gjitha kriteret. Në fund të fundit të gjitha vendet e BE-së duhet të bien në ujdi për anëtarësimin e Turqisë. Kjo do të kërkojë disa kohë. BE hapi të mërkurën, pas tre vitesh më në fund një kapitull të ri negociimi me Turqinë./koha.net/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.