Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është një admirues i madh i mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi. Gazeta sportive spanjolle “AS” shkruan se Barcelona ende nuk ka heqë dorë nga Mustafi dhe që në afatin kalimtar të janarit do të tentoj që ta transferojë atë, pasi e interesuar ishte edhe gjatë kësaj vere.
Mustafi më herët ka thënë se është i lumtur në Valencia, por e ka pranuar se do të ishte ëndërr për të nëse do të luante për skuadrat e mëdha si Barcelona apo Real Madrid.
Kujtojmë se klauzola e Mustafit është 50 milionë euro dhe pa atë shumë ai nuk do të largohet nga Valencia.