(2LONLINE) – BarCamp Gjilan #7 këtë rradhë vjen me një temën ‘’Urban Planning dhe Innovation’’. BarCampi do të zhvillohet në kuadër të një ngjarje shumë të rëndësishme për qytetin e Gjilanit “EUROPAN 12 – ADAPTABLE CITY” që përndryshe është garë ndërkombëtare e arkitekturës ku do të shfaqen propozimet nga arkitektë nga e gjithë Evropa për ndërtimin e qendrës së qytetit tonë.
Përveç ekspozitës, gjatë ditës së Premte në program do të ketë edhe ligjërata dhe diskutime të ndryshme nga fituesit e kësaj gare si dhe do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Folësit e BarCamp Gjilan#7 do të jenë: Ilir Gjinolli- Asistent-Profesor në Fakultetin e Arkitekturës – Katedra e Urbanizmit në Universitetin e Prishtinës. Ilir Gjinolli i përket një prej familjeve më të para në Gjilan dhe Iliri në BarCamp #7 do të flasë për historikun e qytetit të Gjilanit, zhvillimin e qytetit, vizionin e tij për qytetin dhe në përgjithësi për Planifikimin Urban.
Fadil Sherifi- Përfaqësues i Organeve Komunale dhe Drejtorisë së Urbanizmit. Fadil Sherifi do të na njoftojë në lidhje me probleme kyçe që ka komuna si dhe projektet kryesore të drejtorisë nga e cila edhe vjen.
Eliza Hoxha- Asistente në Fakultetin e Arkitekturës – Katedra e Urbanizmit në Universitetin e Prishtinës.
Eliza do të na sjellë përvoja nga vende të ndryshme dhe në BarCamp #7 ajo do të na flasë rreth mënyrës se si qytetarët mund të ndihmojnë direkt në përmirësimin e hapësirave publike të cilat ata i shfrytëzojnë çdo ditë./2lonline/