DYLON

Barazojnë Gjilani – Llapi

Barazojnë Gjilani – Llapi
Redaksia

SC Gjilani nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një barazim me Llapin, ndeshje kjo e javës së 11-të, e Superligës së Kosovës në Futboll, duke e arkëtuar vetëm  1 pikë, për të grumbulluar 18 sosh, që e pozicionojnë për momentin në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit.

Kryetrajneri i skuadrës gjilanase “kuq e bardh”, Zekiria Ramadani, që mori timonin e skuadrës tashti së fundi, e nisi me fitore duke e mundur Feronikelin, porse sot  siguroi vetëm një barazim me Llapin, një tregues i  mirë ky se kjo nismë nuk përkon me synimet që i ka klubi në rrugëtimin e saj drejt realizimit te objektivave.

EkoHigjiena

I duhet Zekirija Ramadanit të marr masa, të gjej rrugën e duhur me këtë skuadër që e ka, tani për tani, nëse objektivat e skuadrës duhet arritur. Nëse lëshohen pikë nga Llapi, që është në pozitën e parafundit në tabelë, rrugëtimit do të jetë i vështirë kur skuadrën “kuq e bardh” e presin duelet me skuadra më të forta, e sidomos me ato pretendente për titull apo pozitat në tabelë që e sigurojnë Europën.

Përndryshe, kur jemi te ndeshja e sotme, pas shumë përpjekjeve të skuadrës gjilanase, rezultati u zhbllokua tek në minutën e 70-të të takimit, ku Ardian Limani shënoi një gol të bukur, për avantazhin e Gjilanit ndaj skuadrës së Llapit.

Por, në minutë ne 87-të të takimit, Llapi barazoi përmes futnollsitit Arbnor Aliu. 

Rezultati 1:1, ishte përfundimtar i këtij takimi që mundësoi nga një pikë për të dyja skuadrat. 

Përndryshe, Gjilani në javën e ardhshme luan si mysafire me Dukagjinin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.