DYLON

Barazimi i diplomës së Universitetit Publik s me ato të Kolegjeve Private, është politik, tendencioz dhe i papranueshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “HASAN PRISHTINA” ka marrë shumë shqetësime nga studentët dhe të diplomuarit e këtij fakulteti nga të gjitha qendrat e tij, në raport me vendimin 231 / 01B të ministrit të Arsimit Arsim Bajrami, për të barazuar studentët e diplomuar në Fakultetin e Edukimit të UP-së me ata të Kolegjeve Private.

Kushtrim Tërshana, kryetar, ka thënë se të gjithë e dimë se profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë dhe si i tillë duhet të përcillet me kuadro të filtruar, që do të përgatisnin denjësisht gjeneratat e reja.
Andaj konsiderojmë që barazimi i diplomës së Universitetit Publik të Prishtinës me ato të Kolegjeve Private, është politik, tendencioz dhe i papranueshëm.

EkoHigjiena

“Aktualisht në Kosovë kemi numër të madh të të diplomuarve që kanë profesionin e mësimdhënësit e të cilët janë të papunë për shkak të konkurrencës së madhe dhe padrejtësive që përjetojnë nëpër konkurse, e nëse këtyre do të ju shtoheshin edhe të diplomuarit nga kolegjet private do të rëndonte edhe më shumë situatën e tyre”, ka thënë Tërshana .

Sipas tij, prandaj, vendime të tilla mund të bëhen për cdo profesion tjetër që mund të dal nga UP-ja dhe institucionet tjera bartëse të arsimit të lartë, por duhet në mënyrë të prerë të dallohet e ruhet profesioni i mësimdhënësit pasi që është shtylla kryesore e një shteti e kombi.

“Kërkojmë nga MASHT-i, që të rishikoj këtë vendim, në mënyrë që të mos ketë reagime të tjera nga studentët e të diplomuarit e këtij fakulteti”, ka thënë Tërshana në emër të .Këshillit të Studentëve i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.